KEK-u nuk e di ende koston e shpronësimeve në Shipitullë

KEK-u nuk e di ende koston e shpronësimeve në Shipitullë

23 shtator 2017 10:03

Korporata Energjetike e Kosovës ende nuk e ka një shifër të saktë rreth kostos së shpronësimeve të pronave në fshatin Shipitullë.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, KEK-u merr përsipër kompensimin e këtyre shpronësimeve, porse për këtë gjë ndërmarrja ka në dispozicion një shumë të paracaktuar prej 15.5 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

E në rast të tejkalimit të kësaj shume, KEK-u thotë se mbulimin e këtyre shpenzimeve do ta bëjë në bashkëpunim me Qeverinë.

Zyrtari për informim në KEK, Skënder Bucolli, i ka thënë gazetës se ndërmarrja është duke i bërë vlerësimet, dhe se mbulimi i kostos do të saktësohet pasi që të përfundojë procesi.

Megjithatë, Qeveria është zotuar se kostoja e shpenzimeve nuk do të prekë buxhetin e shtetit, dhe se kjo do të bëhet vetëm nga KEK-u. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme