Arbëri

Asfaltohet rruga që Lubizhdën e Malishevës e lidh me shkollën

Sot në Lubizhdë, ka filluar asfaltimi i rrugës, e cila lidhë pothuajse tërë fshatin, me shkollën dhe shiritin e rrugës ndërkomunale Malishevë-Kijevë-Klinë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Punimet në këtë rrugë, i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët gjithashtu janë takuar edhe me banorët e fshatit.