Arbëri

Mitrovica dhe GIZ me marrëveshje mirëkuptimi

Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me organizatën gjermane GIZ-GmbH-Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP) për krijimin e Sistemit të menaxhimit të energjisë në nivel lokal, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Projektin e kanë nënshkruar kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe menaxheri i programit të KEEP të GIZ-it, Kai Hofmann.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në marrëveshjen për zbatimin e projekteve për bashkëpunim teknik të datës 29.08.2017, në mes të GIZ-it dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.