Qendra Sociale e Ferizajt trajton 59 fëmijë pa përkujdesje prindërore

Qendra Sociale e Ferizajt trajton 59 fëmijë pa përkujdesje prindërore

21 shtator 2017 09:38

Qendra për Punë Sociale në Komunën e Ferizajt aktualisht po i trajton gjithsej 59 fëmijë pa përkujdesje prindërore, ndërkaq 7 prej tyre të braktisur, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë periudhës janar-gusht është braktisur vetëm një fëmijë, ndërkaq janë identifikuar edhe disa të tjerë që nuk kanë përkujdesje prindërore, të cilët janë në proces të strehimit.

Në mesin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur ka edhe fëmijë me aftësi të kufizuara, për të cilët bëhet një kujdes më i veçantë.

shumë lexoni sot në Koha Ditore)

(Më Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme