Vushtrria dhe Suhareka ende s’e kanë zgjidhur problemin e ujit

20 shtator 2017 21:30

Njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës ende nuk e ka të zgjidhur çështjen e ujit të pijes, raporton KTV.

Përveç kësaj, Komuna e Vushtrrisë, ballafaqohet edhe me mungesë të rrjetit të kanalizimit. Premtimi kryesor i kryetarit të kësaj komunë, Bajram Mulaku, i cili ka qeverisur me Vushtrrinë tre mandate rresht, ka qenë pikërisht zgjidhja e problemit të ujit të pijes.

Por ndonëse kanë ndërtuar fabrikën për përpunimin e ujit, banorët kanë mungesë të tij. Problem tjetër në këtë qytet mbetet trajtimi i ujërave të zeza të cilat derdhën nëpër lumenj.

Sipas Institutit Gap i cili bënë monitorimin e realizueshmërisë së premtimeve të kryetarëve, Mulaku ka përmbushur 6 nga 10 premtimet e vëra gjatë fushatës elektorale të 2013. Edhe Komuna e Suharekës ballafaqohet me probleme të ngjashme sikur ajo e Vushtrrisë.

Kryetari i kësaj Komune, Salih Asllanaj për mungesë të ujit të pijes fajtor i bënë edhe qytetarët pasi sipas tij, ata shfrytëzojnë ujin në mënyrë të pakontrolluar. Zhvillimi i turizmit ka qenë ndër premtimet kryesore të Asllanajt. Pikërisht ky projekt për opozitën është dështimi më i madh i kryetari Asllanaj. Sipas Gapit Asllanaj ka realizuar 6 nga 12 premtimet e bëra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme