Në Gjilan inaugurohet çerdhen më të madhe në rajon, kosto afro 400 mijë euro

Në Gjilan inaugurohet çerdhen më të madhe në rajon, kosto afro 400 mijë euro

20 shtator 2017 17:06

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, me bashkëpunëtorët e tyre kanë inauguruar objektin e ri të çerdhes në lagjen “Dardania”, e cila kap koston e 400 mijë eurove, përderisa është bashkëfinancuar në formatin 50 për qind Komuna dhe po aq USAID.

Në fjalën e tij Lutfi Haziri, ka falënderuar drejtorin e USAID-it në Kosovë James Hope, Qeverinë dhe popullin amerikan, për mbështetjen në ndërtimin e kësaj çerdheje, e cila është më e madhja në rajon.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot po bëjmë inaugurimin e çerdhes në lagjen “Dardania”, që është

Ai më tej ka përmendur edhe projektet tjera të përbashkëta me USAID-in dhe qeverinë amerikane.

“Projekte të tjera që janë në kuadër të bashkëpunimit ka qenë edhe shkolla në fshatin Ponesh, investimi i rrugës në fshatin Livoç, programi i transparencës komunale dhe llogaridhënies në afat pesë vjeçar, por edhe programe të tjera që lidhen me komunitetin duke dashur që t’i japim mundësi të gjithëve. Ky investim dhe të gjithë të tjerët, do të ruhen dhe do të jenë në shfrytëzim të fëmijëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që ky projekt është investim direkt për komunitetin me një mbështetje dhe përkushtim të jashtëzakonshëm të Komunës së Gjilanit.

“Ky është një shembull shumë i mirë ku komuniteti paraqet nevojat e veta dhe Komuna ka qenë në gjendje t’i përgjigjet. Dhe me këtë ka të bëjë qeverisja lokale dhe udhëheqja e mirë. Në këtë objekt do marrin mësimet e para më shumë se 100 fëmijë dhe t’ju gjendet në karrierën e tyre ”, shtoi Hope.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme