Inaugurohet çerdhja në lagjen Dardania të Gjilanit

Inaugurohet çerdhja në lagjen Dardania të Gjilanit

20 shtator 2017 08:50

Drejtori i misionit të USAID-it, Xhejms Houp dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të inaugurojnë sot çerdhen e fëmijëve në lagjen Dardania.

Çerdhja e sapo ndërtuar është rezultat i marrëveshjes mes të USAID-it dhe komunës. Ndërtimi i këtij objekti parashkollor do të mbuloj nevojat e lagjes Dardania (me rreth 1200 banorë) duke ofruar ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për më se 120 fëmijë.

Shuma totale e projektit është rreth 350 mijë euro nga të cilat USAID-i ka kontribuar me 170 mijë euro ndërsa komuna rreth 180 mijë euro.

Komuna po ashtu është përgjegjëse për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe funksionimit, si dhe pagave për 18 punëtorë të rinj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme