Arbëri

Ambasadori i Francës interesohet për zhvillimin e mësimit frëngjisht në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Komunën e Klinës. Ambasadori Chabert është interesuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, aspektin socio-ekonomik, autostradën në drejtim të Pejës që kalon nëpër Klinë dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën franceze, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net

Kryetari i Komunës së Klinës, ka falënderuar ambasadorin francez në Kosovë për vizitën.

Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, ndër të tjera tha se Klina është një qytet i rëndësishëm në Kosovë.

Klina është një qytet emblematik i tolerancës fetare”, tha ambasadori francez. Ai pohoi se Franca është e gatshme të ofroi mbështetje në trajnimin e mësimdhënësve që ligjërojnë gjuhën frënge në shkollën e mesme në Klinë si dhe hartimin e doracakëve shkollor të teksteve në MASHT. “ Rinia është e ardhmja e një vendi. Ne do të angazhohemi në trajnime të mësimdhënësve që të punojnë me metoda bashkëkohore”, theksoi ambasadori Chabert. Kryetari Bashota ndër të tjera kërkoi nga ambasadori francez që të angazhohet për hapjen e një kabineti për gjuhën frënge në Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi” ndërsa ambasadori Chabert, u zotua se do të bisedoj me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të parë mundësinë e realizimit të një projekti të tille. ​