Arbëri

Drenasi miraton buxhetin për vitin 2018 me mbi 14 milionë euro

Descriptive Text

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të thirrur nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2018 dhe buxheti i përgjithshëm për vitin e ardhshëm do të jetë 14,191,525, mbi 1 milion më shumë se vitin aktual.

Në mungesë të kryesuesit të Kuvendit, mbledhjen e ka kryesuar shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Shqipe Zogu, ku fillimisht ishte zhvilluar një debat rreth pikave për rend dite e që ishin prezentë të gjitha grupet parlamentare, përveç anëtarët e Kuvendit nga subjekti “Nisma”, mirëpo gjatë diskutimeve dhe miratimit të buxhetit, përveç grupit parlamentar të PDK-së, të tjerat grupe nuk ishin prezentë.

Buxheti për vitin 2018 është miratuar me 16 vota, sa edhe ishin prezentë në mbledhje.

Pas debatit të zhvilluar në Kuvend me plotësim ndryshime nga lista e projekteve kapitale është miratuar buxheti i Komunës për vitin 2018 i cili është mbi 14 milion dhe në kuadër të këtij buxheti 4,395,349 euro është për shpenzime kapitale.

Në mbledhjen e Kuvendit është miratuar edhe Rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2018.