Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltohen tri rrugë në Prelez të Jerlive

Banorët e fshatit Prelez i Jerlive pas një varg kërkesash e peticionesh, të dielën, kanë përfituar asfaltimin e 3 rrugëve me gjatësi prej rreth 3 kilometrash nga buxheti vetjak i komunës prej 185 mijë eurosh. Sipas banorëve të fshatit Prelez i Jerlive, prej më shumë se 3 vjet nuk janë shqyrtuar kërkesat e banorëve, ndërkohë rrugët me gropa kanë vështirësuar qarkullimin e tyre.

Gjatë përurimit të fillimit të punimeve të dielën, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se krijimi i infrastrukturës së nevojshme po e përmirëson kualitetin e jetesës së banorëve, ndërkaq procedurat e tenderimit janë vonuar deri në këtë periudhë kohore....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.