Arbëri

Në mungesë të reagencave lipjanasit po detyrohen të kryejnë analiza te privatët

Pacientët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan po detyrohen që disa lloje të analizave t’i kryejnë në laboratorë privatë.

Megjithëse kjo qendër posedon aparaturë laboratorike mjaft të sofistikuar, mungesa e reagencave për shkak të vonesave të operatorit “Biotek” i ka pamundësuar stafit mjekësor të kryejë të gjitha llojet e analizave bazike, raporton KTV.

Agim Krasniqi, Drejtor në QKMF tregon për llojet e tjera të analizave që nuk mund të kryhen.

Ndërkaq, janë pacientët të cilët po pësojnë më së shumti nga procedurat tenderuese, duke u detyruar që analizat t’i bëjnë në laboratorë privatë me mjetet e tyre.

Ankohen se aspak nuk është në rregull që aparaturat të jenë në dispozicion, ndërsa materiali të mungojë. Përfaqësues të operatorit ekonomik “Biotek” thonë se pjesën e tyre të punës e kanë përfunduar, vetëm ka mbetur të dërgohet materiali nëpër QKMF.