Arbëri

Sa prej premtimeve të 2013-s i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

Edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës, shumica e komunave nuk e kanë të zgjidhur çështjen e rrjetit të ujësjellësit dhe atij të kanalizimit.

Qytetarë të Shtimes nuk janë të kënaqur me qeverisjen aktuale duke thënë që kryetari nuk i ka realizuar as gjysmën e premtimeve, raporton KTV.

Një ndër sfidat më të mëdha në këtë komunë vazhdon të mbetet trajtimi i ujërave të zeza, të cilat derdhën në lumin “Shtimjanja”.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismaili e pranon që ende nuk kanë mundur ta rregullojnë këtë çështje.

Sipas Institutit GAP, Ismaili ka realizuar 10 premtime nga 17 sa ka bërë.

E në komunën e Lipjanit sfidë përveç rrjetit të kanalizimit mbetet edhe ngrohtorja.

Opozita si dhe monitorues të partive politike në këtë qytet thonë se Ahmeti ka investuar vetëm nëpër ato pjesë ku ka votues të LDK-së.

Sipas raportit të Institutit Gap, Ahmeti ka realizuar 9 nga 18 premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.