Zjarrfikësit e Deçanit ende jashtë objektit të ri

Zjarrfikësit e Deçanit ende jashtë objektit të ri

16 shtator 2017 12:35

Njësiti i zjarrfikësve të Deçanit ende nuk ka kaluar në objektin e tyre të ri i ndërtuar para dy vjet e gjysmë në lokacionin te ish-stacioni i autobusëve. Megjithëse objekti duket i përfunduar, zjarrfikësit deçanas edhe më tutje vazhdojnë të presin në Pallatin e Kulturës, ku janë strehuar qe shtatë vjet në dy zyra dhe me automjete të parkuara në oborrin e komunës. Se kur do të kalojnë në objektin e ri zjarrfikësit as tash nuk e dinë.

“Nuk dimë gjë as çka po bëhet. Jemi duke pritur të rregullohet ai objekt, se na nuk kemi si të hyjmë në dimër kështu me këto kushte ku jemi dhe me automjete jashtë”, ankohet Besim Selmonaj, shefi i njësitit të zjarrfikësve në Deçan. Se kur do të dalin zjarrfikësit në objekt të ri nuk e dinë as Izet Zenuni, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike të Komunës së Deçanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme