Për më shumë se tri vjet dy shkolla të Podujevës me ushtrues detyre

Për më shumë se tri vjet dy shkolla të Podujevës me ushtrues detyre

16 shtator 2017 08:31

Komunarët e Podujevës assesi nuk po mund t’i zgjedhin menaxherët e shkollave të kësaj komune. Dy sosh vazhdojnë të udhëhiqen me ushtrues detyre për më shumë se tre vjet. Për zyrtarët e arsimit në këtë komunë arsyeja është mungesa e kandidatëve konkurrues dhe me mosplotësim të kritereve.

Por, ndryshe mendojnë zyrtarët opozitarë. Sipas tyre moszgjedhja e drejtorëve është për bërë shkak të çështjeve poltike. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, thotë se komunarët po i mbajnë në presion konkurruesit për drejtorë të shkollave, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeverisja lokale e Podujevës e udhëhequr nga LDK me kryetar Veliun dhe drejtor të Arsimit, Avni Malokun, edhe këtë vit shkollor e filloi duke injoruar shumë kuadro arsimore dhe duke mbajtur nën presion tërë profilet e profesorëve dhe kuadrove tjera të profilit të arsimit të cilët konkurruan si për pozitën e personelit arsimor, por edhe ata për pozitat e drejtorëve të shkollave”, është shprehur Rafet Llapashtica.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme