Arbëri

Gjykata dhe Ekzekutivi i Ferizajt hetojnë 13 zyrtarë për keqpërdorim detyre

Derisa Departamenti i Krimeve të Rënda Ekonomike ka ngritur kallëzim penal ndaj 13 zyrtarëve të Komunës së Ferizajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, Ekzekutivi i kësaj komune ka nisur hetimet brenda institucionit rreth kësaj çështjeje.

Hetime rreth këtyre zyrtarëve komunalë tashmë ka nisur edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, derisa banorët e lagjes “Astrit Bytyqi” dhjetëra herë nëpërmjet peticioneve dhe kërkesave zyrtare e kanë kundërshtuar draftplanin zhvillimor komunal, i cili tashmë parasheh zgjerimin e lagjes me ndërtime të larta. Përveç zyrtarëve komunalë, në këtë kallëzim penal të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, figuron edhe emri i drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.