Arbëri

Bllokohet me gurë një rrugë në Negrovc, banorët akuzojnë PDK-në se e bëri për vota

Komplet një lagje e fshatit Negroc të komunës së Drenasit, është bllokuar me gurë.

Sipas banorëve, me datën 10 qershor kur ishte heshtja për zgjedhjet parlamentare, 2 kamionë kanë shkarkuar gurë në këtë rrugë të lagjes dhe prej atëherë nuk janë larguar, raporton KTV.

Banorët thonë se për këtë është përgjegjëse PDK-ja, e cila udhëheq me këtë komunë.

Zyrtarët e PDK-së kanë mohuar që dikush nga ta të ketë bërë një gjë të tillë.

“Këtë e them me përgjegjësi të plotë, se PDK-ja asnjëherë nuk ka bërë vepra të tilla”, ka thënë Betim Berisha nga dega e PDK-së në Drenas.

E, drejtoresha e Shërbimeve Publike në Drenas, Lumnije Krapi, thotë se komuna nuk i ka hedhur këta gurë, por shton se po shqyrtohen procedurat ligjore nëse kanë të drejtë t'i largojnë prej aty.