Anulimi i tenderit mban  peng projektin për rregullimin e ujësjellësit në tri lagje të Prizrenit

Anulimi i tenderit mban peng projektin për rregullimin e ujësjellësit në tri lagje të Prizrenit

14 shtator 2017 10:00

Banorët e lagjeve “Dardania”, “11 marsi” dhe “2 korriku” në Prizren prej shumë vjetësh vazhdojnë që të përballen me problemin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse në kuadër të buxhetit komunal të Prizrenit të vitit 2017 janë ndarë mjete financiare për rregullimin e ujësjellësit për këto tri lagje, ende nuk ka filluar së realizuari projekti përkatës.

Këshilltarë të subjekteve të ndryshme politike në Kuvendin e Komunës së Prizrenit disa herë kanë ngritur zërin për këtë çështje, teksa përgjigjja nga Ekzekutivi ka qenë se brenda muajve të stinës së verës do të përcaktohet operatori ekonomik i cili do ta fitojë tenderin dhe se do të fillohet menjëherë me punime.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme