Në Pejë ndërtohet objekti për strehim emergjent

Në Pejë ndërtohet objekti për strehim emergjent

14 shtator 2017 08:24

Në lagjen “Kristal” të Pejës, Komuna ka nisur ndërtimin e objektit dykatësh për strehim në emergjent, të cilin qyteti i Pejës nuk e ka pasur deri tash, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e këtij objekti shpesh e ka sjellë komunën në situata të vështira në pamundësi që t’i strehojë diku përkohësisht familjet apo individët, derisa atyre t’u zgjidhet çështja e strehimit.

Në mungesë të këtij objekti, deri tash për strehimin emergjent janë shfrytëzuar edhe objektet e vjetra komunale, madje edhe nëpër fshatra.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme