Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

13 shtator 2017 15:18

Alternativa në Prizren ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit. Ky i fundit me këtë rast ka thënë se kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit. Qipa po ashtu tha se lista e tyre përfshin të gjitha etnitë dhe është listë e shkurtër, sepse duan të kenë kandidatë të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.

“Lista jonë është e shkurtër, mirëpo e përbërë prej të gjitha etniteteve - të etnitetit turk, rom, boshnjak, kuptohet edhe shqiptar. Arsyeja që ne dalim me kaq pak kandidatë është e thjeshtë, duam vetëm të kemi kandidatë të cilët janë të mirë, jo vetëm që mund të fitojnë vota, por edhe mund t’i japin diçka qytetit me punën e tyre...”, tha Qipa.

Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblistë për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Alternativa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me 10 kandidatë për Kuvendin Komunale të Prizrenit dhe emrat e tyre janë: Musli Miftari, Ana Nimani, Auron Kozvaçliu dhe Mehal Hafizallari, Nomena Laçi, Hysnie Kerkul, Nue Spaqi, Mahmut Drini.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme