Arbëri

Për 8 Mars, Komuna e Rahovecit mbështet financiarisht 30 nëna mbajtëse të familjeve

Ashtu sikur edhe viteve të tjera edhe këtë vit, për nder të festës së 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar vendimin për ndarjen e ndihmave financiare momentale për 30-të nëna, të cilat janë evidentuar si raste në asistencë sociale dhe të cilat, janë mbajtëse të familjeve apo nëna vetushqyese.

Përzgjedhja e nënave të cilat janë mbajtëse të familjeve, është bërë përmes komisionit i cili është formuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe shpërndarja e mjeteve financiare, do të bëhen nga DSHMS-së.