Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mitrovica realizon deri në 90% procesin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme

Qyteti i Mitrovicës po vazhdon të dëshmojë gatishmërinë për të marrë pjesë në nismën e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme.

Fushata “Mitrovica Riciklon”, e cila po realizohet nga Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Gizin gjerman, çdo ditë e më shumë po sjellë rezultate pozitive sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve në rëndësinë e riciklimit të mbeturinave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një monitorimi që i është bërë qytetit të Mitrovicës në përgjithësi nga koordinatorët e GAC-it në teren, përgjatë gjithë javës së kaluar e deri më sot, është arritur në përfundim se deri më tani Mitrovica është qyteti që po sjellë rezultatet më të mira në këtë drejtim.

E nisur fillimisht në disa shkolla si pilotim, u zgjerua duke hyrë së fundi edhe nëpër familje të lagjeve të qytetit, të cilat me vetkërkesë iu bashkëngjitën fushatës “Mitrovica Riciklon”, do të duhej që të merrej shembuj nga qytetet e tjera të Kosovës.

Njëri nga monitoruesit e GAC-it për këtë komunë Jetlir Dermaku, ka thënë se është parë që riciklimi në Mitrovicë është realizuar deri në 90%, falë përkushtimit dhe angazhimit që ka pasur çdo qytetar i përfshirë në këtë proces.

“Ka gati dy javë që po monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme procesin e shtrirjes së rrjetit të riciklimit në Mitrovicë dhe nga rezultatet e marra, mund të themi se aq sa jemi ndarë të kënaqur kemi mbetur edhe të habitur. Me të vërtetë është për t’u falënderuar bashkëpunimi që kanë treguar qytetarët e Mitrovicës, sepse kur shohim që kemi këso lloj rezultatesh, na bënë me të vërtetë të besojmë se kjo fushatë një ditë do të kthehet në përditshmëri, pa pasur nevojë për ndërhyrje institucionale apo të organizatave jo-qeveritare”, ka thënë Dermaku.

Fushata “Mitrovica Riciklon”, fillimisht ka nisur në pesë shkolla dhe disa familje, ndërkohë është zgjeruar duke kaluar në të gjitha shkollat e komunës, në institucione komunale, në disa biznese dhe së fundi edhe nëpër disa lagje të qytetit, nga vet kërkesat që qytetarët i kanë pasur për të marrë pjesë në këtë proces.

Ndryshe, fushata “Mitrovica Riciklon”, ka nisur në kuadër të projektit “Ecofriend-Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për edukim mjedisor në institucionet arsimore”.