Shkolla e Mjekësisë në Pejë, për herë të parë me objekt të vetin Foto: Koha

Shkolla e Mjekësisë në Pejë, për herë të parë me objekt të vetin

13 shtator 2017 09:46

Është pritur plotë 22 vjet që të bëhet me objekt të vetin Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë, në të cilën përveç nxënësve nga Peja frekuentojnë edhe nxënësit nga Istogu, Klina dhe Deçani.

Megjithëse me një javë vonesë prej që ka nisur viti i ri shkollor, rreth 650 nxënës të kësaj shkolle të martën kishin mbushur oborrin e objektit të ri të ndërtuar afër Spitalit Rajonal të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në ceremoninë e inaugurimit të shkollës, drejtori i Shkollës së Mjekësisë, Artan Demaj tha se ky objekt i ka munguar shkollës që nga themelimi i saj. “Ishte ëndërr e jona dhe sot u bë realitet, u shpreh drejtori i shkollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme