Vazhdon degradimi i tokës dhe i lumenjve të Lajqiqit të Kamenicës Foto: Koha

Vazhdon degradimi i tokës dhe i lumenjve të Lajqiqit të Kamenicës

13 shtator 2017 09:10

Degradimi i tokës dhe i lumenjve në fshatin Lajqiq të Komunës së Kamenicës po vazhdon, teksa autoritetet komunale nuk kanë arritur ta ndalojnë një veprimtari të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për veprimtarinë e operatorëve ilegalë, të cilët janë duke e shkatërruar ambientin janë në dijeni edhe inspektorët shtetërorë të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të cilët kanë deklaruar se kanë shqiptuar gjoba ndaj këtyre operatorëve dhe se kanë kryer edhe aksione në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Fatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, ka thënë se përgjegjësinë për ndaljen e degradimit të lumenjve e bart edhe niveli qendror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme