Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Ai është pritur nga kryetari i Weizit, Erwin Eggenreich dhe nënkryetarja e tij Iris Thosold, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .
Lladrovci pasi e falënderoi për ftesën foli për Drenasin duke përmendi infrastrukturën, Parkun e Biznesit, për arsimin, bujqësinë, shërbimet publike etj dhe përkujtoi fuqinë punëtore të Drenasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana e tij, kryetari nga Weizi, z. Eggenreich, pasi falënderoi z. Lladrovcin për vizitën, përmendi raportet shumë të mira që ka me komunitetin nga Kosova në këtë qytet, duke çmuar integrimin e shpejt dhe të plotë të tyre në shoqërinë austriake.
Ai theksoi se përpiqet që të jetë afër komunitetit kosovar që kërkesat e tyre të realizohen shumë shpejt, apo edhe të jap këshillat më të mira, për t’ adresuar ato kërkesa në mënyrën më të mirën të mundshme.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të përgatisin një plan konkret për mënyrat dhe format e bashkëpunimit në mes të dy qyteteve. .
Lladrovci ftoi mikpritësit të vizitojnë Drenasin.