Gashi: Shpresoj që qeveria Haradinaj të bëjë zgjidhje për banorët e Hades dhe Shpitullës

Gashi: Shpresoj që qeveria Haradinaj të bëjë zgjidhje për banorët e Hades dhe Shpitullës

12 shtator 2017 10:38

Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë janë duke protestuar para komunës së Obiliqit, të cilën më vonë do ta vizitojë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Banorët protestues kanë kërkuar ndërprerjen e punës së makinerisë së KEK-ut në fshatrat e tyre dhe shfuqizim të të gjitha vendimeve që janë marrë nga Qeveritë e mëparshme, raporton KP.

Protestuesit e mbledhur para komunës i ka takuar edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi i cili u ka thënë atyre se sot do të ketë një takim me kryeministrin e vendit ku do të shqyrtohen edhe kërkesat e tyre.

“Shpresoj që Qeveria Haradinaj të bëjë zgjidhje për këta banorë”, tha Gashi ndërsa u premtoi atyre një dëgjim publik me kryeministrin Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme