Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci ndan mirënjohje për veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e dalluar

Më rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në kremtimin e kësaj feste me të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Drenasit, me ç’rast u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteranë të cilët kanë punuar që nga vitet e 90-ta, për mësimdhënësit më të dalluar gjatë vitit shkollor 2016/2017, atyre që kanë dalë në pension gjatë kësaj periudhe dhe postmortum.

Fillimisht, Lladrovci ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e mësuesit dhe u ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre për edukimin e brezave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komuna e Drenasit vazhdon të jetë mbështetëse dhe e përkushtuar për shkollat e kësaj komune në ngritjen e cilësisë në arsim, në mënyrë që gjeneratat e së ardhmes të jenë shtylla e zhvillimit të vendit, sepse pa një shoqëri dhe popullatë të arsimuar e edukuar, nuk mund të ketë zhvillim”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ai ka shtuar se me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditën e Dëshmorëve, do të ndaj mirënjohje për të gjithë veteranët e arsimit të cilët kanë punuar që nga viti 1995 e tutje.