Arbëri

Vetëvendosje në Malishevë kërkon transparencë për subvencionet në bujqësi

Descriptive Text

Malishevë, 8 mars - Komuna e Malishevës ka publikuar thirrjet për aplikim në përkrahje të fermerëve. Ndërkaq lëvizja Vetëvendosje dega në Malishevë ka bërë thirrje për transparencë në thirrjet e shpallura nga Komuna për dhënien e subvencioneve në bujqësi dhe është shprehur kundër shfrytëzimit të këtyre projekteve për qëllime elektorale.

Në të kundërtën, ka paralajmëruar dërgimin e rastit deri tek organet e drejtësisë. VV-ja ka pohuar se sektori i bujqësisë dhe zhvillimi i tij është jetik për mirëqenien sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Malishevës dhe se për këtë arsye ka shtyrë para rritjen e buxhetit komunal për këtë sektor, ani pse një gjë e tillë nuk e ka arritur nivelin e dëshiruar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas këtij subjekti politik, “praktika e deritashme e ndjekur nga qeverisja lokale ka shpërfaqur mungesë të madhe të transparencës dhe diskriminim në ndarjen e granteve, e po ashtu e përcjellë me presione dhe kushtëzime partiake”.

Nga ana tjetër zyrtari i informimit i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi, ka theksuar se procesi i subvencionimit të fermerëve do të realizohet me transparencë dhe ka theksuar se këto projekte nuk realizohen për fushata parazgjedhore pasi që ato janë të miratuara nga anëtarët e KK-së.

“Në rastin konkret gjithçka është publike dhe deri në përfundim do të jetë publike”, ka përfunduar Paçarizi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.