Arbëri

PDK: Komuna po u jep subvencione zyrtarëve të LDK-së, të cilët po i shesin

Podujevë, 8 mars - Zyrtarët e PDK-së në Podujevë kanë akuzuar pushtetin në këtë komunë se po u jep subvencione atyre që nuk merren me bujqësi.

Sipas tyre, njerëzit e LDK-së pastaj po i shesin për pak para ato subvencione. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, nuk ka përmendur emra, shkruan sot “Koha Ditore”. Këto akuza Llapashtica i ka bërë gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal që është mbajtur të martën, kur po diskutohej për bartjen e të hyrave vetjake të komunës nga vitit 2016 në buxhetin e këtij viti.

Shefi i GK të PDK-së ka thënë se nuk ka asnjë justifikim që për 365 ditë Komuna nuk ka mundur që të gjejë një kompani për t’i furnizuar me fidanë të mjedrave, mjetet e të cilave janë bartur këtë vit.

“Drejtori (Avni Fetahu v.j.) e arsyeton se nuk ka mundur brenda 365 ditëve me krye këtë punë. Po ajo nuk qëndron. Nuk po dua me i diskutua edhe humbjet që i kanë pas qytetarët që merren me këtë punë (mjedra v.j.). Po unë kërkoj që në 2017 të mos ndahen subvencione për njerëzit që i shesin ato me pak para. I merr bletët i shet, i merr kosheret i shet, e merr serrën e shet. Pastaj të mos subvencionohen të njëjtët nga 4 herë”, ka thënë Rafet Llapashtica.

Ndërkohë, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka thënë se në konkursin për mjedra vetëm 1 kompani kishte konkurruar dhe se nuk kanë dashur që këtë projekt ta shndërrojnë në mossukses. Ka thënë se nuk mund të quhet investim zero në këtë sektor, pasi sipas tij, gjatë vitit të shkuar kanë ndihmuar 46 fermerë të mjedrave më sistem të ujitjes, janë në proces të licencimit të fermerëve të mjedrave dhe se kanë ndihmuar edhe kultivuesit tjerë bujqësorë.

Komuna e Podujevës i ka bartur 781 mijë e 565 euro nga të hyrat e realizuara në vitin 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.