Kryetari i Pejës nuk ka mbajtur as gjysmën e premtimeve të dhëna

Kryetari i Pejës nuk ka mbajtur as gjysmën e premtimeve të dhëna

08 shtator 2017 22:24

Ndonëse kishte premtuar që në mandatin e tij 4 vjeçar e gjithë infrastruktura nëntokësore do të përfundoj në tërë territorin e Pejës, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Shumica e fshatrave dhe gjysma e qytetit të Pejës nuk janë të lidhur në rrjetin e kanalizimit, raporton KTV.

Për këtë Muhaxheri e pranon që nuk është punuar as përafërmi në krahasim me nevojat por shpreson që në mandatin e ardhshëm kjo të përfundojë.

Rinia në këtë qytet shprehen të pakënaqur me qeverisjen aktuale duke thënë qe nuk është bërë asgjë për ta.

Por ka edhe qytetar të atillë që janë te kënaqur me punën 4 vjeçare të Muhaxherit.

Projekti “Borea” ka qenë ndër projektet më të përfolura në Pejë.

Ky projekt është bërë me qëllim zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

E për zhvillimin e këtij sektori, AAK-ja thotë se Muhaxheri ka dështuar më së shumti.

Por për Muhaxherin kjo është çështje e përfunduar.

Nga 23 premtime sa ka bërë Muhaxheri gjatë fushatës elektorale, sipas Institutit Gap, ka realizuar vetëm 9, e shumica nga ato premtime janë në gjysmë ose nuk kanë filluar fare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme