Arbëri

Borxhlinjtë e Ujësjellësi Rajonal i Mitrovicës rrezikojnë furnizimin e qytetarëve

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” (KRUM) është duke u ballafaquar me një situatë të rënduar financiare me ç’rast është vënë në pikëpyetje funksionimi dhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes i popullatës së regjionit të Mitrovicës, thuhet në komunikatën e e kësaj kompanie.

I ballafaquar me këtë gjendje KRU “Mitrovica” do të veprojë fuqishëm në drejtim të inkasimit të borxheve të saja, duke shfrytëzuar të gjitha format legale: shkyçjet individuale, dërgimi i lëndëve tek përmbaruesi privat, restriksionet e furnizimit, etj.

Borxhet e konsumatorëve, sipas komunave:

Mitrovica.......................13.346.619€

Vushtrria .........................4.878.911€

Skenderaj.........................1.918.871€

Veriu i Mitrovicës .........12.161.476€

Prandaj borxhi total arrin vlerën ....32.305.476€.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj! – thuhet në komunikatën e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. të Mitrovicës.