Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltohet rruga në Sankoc të Drenasit

Pas përfundimit të projekteve në asfaltimin e rrugëve në fshatin Fushticë e Poshtme dhe Fushticë e Epërme, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Idriz Hysenaj me bashkëpunëtor komunal vizituan punimet në asfaltimin e segmentit të parë të rrugës në Sankoc.

Asfaltimi i kësaj rruge është realizuar në bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Banorët e fshatit Sankoc u shprehën falënderues dhe mirënjohës ndaj Komunës së Drenasit, për përfundimin e këtij projekti në afat të paraparë dhe me cilësi të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo