Komuna e Klinës tashmë ka të kryer emërtimin e gjitha rrugëve, dhe lista e rrugëve të emërtuara ka kaluar aprovimin në Kuvendin Komunal dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Megjithatë, ende ka ngecje në finalizimin e projektit “Sistemi i unifikuar i adresave”, i financuar nga Komisioni Evropian, ku përfituese ka qenë edhe Komuna e Klinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër zvarritjen e procesit të unifikimit të adresave, para dy muajve kritika kishte marrë komuna nga Agjencioni Kadastral i Kosovës, i cili kishte kërkuar unifikim sa më të shpejtë të adresave.
Jemi aktualisht duke e bërë digjitalizimin e vendeve ku vendosën tabelat me emërtime të rrugëve. Faza e këtij digjitalizimi të shenjave besoj që kryhet edhe për një muaj”, thotë Bajrush Shala, zyrtar për sistemin e adresave në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit. “Mirëpo, numërimi nuk e di se a do të kryhet sivjet”, thotë Shala... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.