Arbëri

Impianti biologjik në Orllan, peng i procedurave të prokurimit

Descriptive Text

Zyrtarët komunalë të Podujevës nuk e dinë se pse është zvarritur projekti i ndërtimit të impiantit biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan të Podujevës.

Ata kishin paralajmëruar në muajin qershor se ky projekt do të realizohej shumë shpejt. Por, deri tashti kjo nuk ka ndodhur, shkruan sot “Koha Ditore”. Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se nuk ka asnjë zhvillim të ri sa i përket këtij projekti.

Ka thënë të vlejnë të njëjtat përgjigje që i kishte dhënë para dy muajsh, pasi sipas tij, implementimi i këtij projekti varet kryekëput nga Qeveria.

“Komuna i ka kryer obligimet e saj lidhur me këtë projekt, duke ndarë lokacionin për ndërtimin e impiantit biologjik. Mbetet që Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësuesit e Konsorciumit DORSH/CDI, e cila është implementuese e donacioneve të Qeverisë zvicerane, të përfundojnë procedurat e projektit dhe të fillojnë realizimin e tij, siç edhe është planifikuar, ku do të përfshihen në rrjet kanalizimi edhe fshatrat përreth Orllanit”, kishte thënë Nazmi Elezi.

Aktualisht, banorët e fshatit Orllan nuk kanë rrjet kanalizimi. Të gjitha ujërat e zeza ata i derdhin në liqenin e Batllavës nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm 4 komuna të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.