Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka përuruar objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sadri Duhla” në fshatin Duhël, ndërsa ka vizituar shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, Bajrami ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa një urim të veçantë ua dedikoi nxënësve të klasave të para, të cilëve simbolikisht ua shpërndau Abetaren gjatë vizitës në shkollën “Abdyl Frashëri”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, gjate vizitës në shkollën “Abdyl Frashëri”, Ministri tha se Kosova po përjeton festë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ndërsa u shpreh i kënaqur me infrastrukturën shkollore në këtë qytet.
“Fillimi i vitit shkollor është festë për të gjitha familjet sepse sot po hapen dyert për më shumë se 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, duke i dhënë gjallëri vendit. Jemi duke punuar në realizmin e ngritjes së cilësisë dhe Komuna e Prizrenit është një prej shembujve më të mirë. Pasuria e kësaj komune është edhe diversiteti etnik”, u shpreh Bajrami.