Arbëri

Në Malishevë, pa raste të thumbimeve nga rriqrat

Descriptive Text

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në këtë mbledhje në mesin e shumë raporteve të drejtorive, ishte edhe njoftimi i Drejtorisë për Shëndetësi, ku sipas drejtorit Hajdin Berisha, “janë ulur masat e gatishmërisë në raport me ethet hemorragjike krime kongo dhe po përmbyllet një mandat katërvjeçar pa raste të vdekjeve nga EHKK”.

“Është ulur niveli i gatishmërisë në QKMF dhe në emergjencë, në raport me EHKK, pasi sipas raporteve, rastet e thumbimeve nga rriqrat tani janë zero, dhe praktikisht jo një vit, por po e përfundojmë një mandat qeverisës katërvjeçar, pa raste të vdekjeve nga EHKK dhe po përfundojmë një periudhë tri vjeçare pa raste të infektimit me virusin e EHKK. Praktikisht, tash e tri vite, virusi vdekjeprurës i EHKK, nuk është prezent në territorin e Komunës së Malishevës, dhe kjo falë përkushtimit të të gjithë faktorëve dhe punës së palodhshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë në raportin e tij, drejtori Berisha.