Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohen tre dëshmorë të Zatriqit

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati u mbajt tubim përkujtimor.

Të pranishëm në tubim ishin kryetari i Komunë së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve,banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalën e mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit, ka thënë se “me 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë Dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi. Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq , tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës , për hir të lotëve të nënave”, ka përfunduar fjalimin e tij Kryetari Vehapi.