Arbëri

Shkollat e Malishevës dhe Shqipërisë shënuan bashkë 7 Marsin

7 Marsi, Dita e Mësuesit, është shënuar sot në Komunën e Malishevës, ndërsa në këtë shënim mori pjesë edhe shkolla tetëvjeçare “Tahir Sinani” nga Paskuqani, Bashkia e Tiranës, shkollë e binjakëzuar me Sh.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Në këtë shënim, mësuesit i ka uruar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa gjatë aktivitetit qendrorë janë shpallur edhe mësimdhënësit më të mirë, transmeton Koha.net.

Fillimisht, të pranishmit në aktivitetin qendrorë të mbajtur në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, mësuesit he veteranët e arsimit, i ka uruar drejtori komunal i arsimit, Avdi Morina, i cili foli edhe me për rrugëtimin e shkollës shqipe, nga hapja e shkollës së parë në Korçë, e deri më sot, me theks të veçantë në Komunën e Malishevës.

Më pas, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, si dhe mësimdhënësit nga Shqipëria, të cilët ishin prezent. Begaj, e ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e mësimdhënësve të shkollës shqipe, si dhe foli me admirim për ish mësimdhënësit e tij.

Një fjalim rasti e ka mbajtur edhe Thanas Anastasi, drejtor i shkollës tetëvjeçare “Tahir Sinani” në Paskuqan, i cili gjithashtu i përshëndeti të gjithë mësimdhënësit, si dhe Komunën e Malishevës, për këtë organizim me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në këtë aktivitete, janë ndarë edhe shpërblime, për mësimdhënësit, më të mirë të Komunës së Malishevës të cilët janë shpallur nga shkollat ku ata punojnë, ndërsa edhe Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, duke u bazuar në rezultat e tyre, i ka shpallur mësimdhënësit më të mirë, në të gjitha ciklet e arsimit në nivel komunal.

Duke u bazuar në rezultatet e arritura, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, mësimdhënësin më të mirë e ka shpallur, profesorin e lëndës së kimisë, në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, prof.Shefqet Zogaj, ndërsa mirënjohjen, e ka ndarë i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.