Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Drenas paralajmërohet ndërtimi i dy shkollave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, kanë nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e dy objekteve shkollore në Komunën e Drenasit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Këto marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administratës Publike, kanë për qëllim ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran dhe ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në fshatin Fushticë e Eperme. Ndërtimi i tyre do të fillojnë gjatë këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo