Arbëri

Afro 200 banorë të Sojevës kundër xhamisë së re afër shkollës

Foto: Koha

Banorët e fshatit Sojevë të Komunës së Ferizajt, me një peticion prej mbi 200 nënshkrimesh kanë kundërshtuar dislokimin e xhamisë në afërsi të shkollës, me arsyetimin se ky fshat ka nevojë për ambulancë, çerdhe, apo ndonjë fushë sportive.

Ky peticion është nënshkruar kundër atij me 98 nënshkrime, të iniciuar nga imami i kësaj xhamie Shaqir Zeqiri, i cili ka kërkuar ndërtimin e një xhamie të re në afërsi të shkollës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryesia e fshatit Sojevë nëpërmjet kundërpeticionit ka sqaruar se sipas planit Zhvillimor Komunal, i cili pritet të miratohet në të ardhmen e afërt janë planifikuar disa projekte të tjera kapitale në atë hapësirë prej 15 arësh, derisa bashkësia islame pa u informuar po tenton ndërtimin e një xhamie të re... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image