Arbëri

Gjykata e tenderëve gjobit me 5 mijë euro Spitalin rajonal të Prizrenit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjobitur me 5 mijë euro dhe ka urdhëruar Spitalin rajonal të Prizrenit që të zbatojë në tërësi vendimin lidhur me aktivitetin e prokurimit për “furnizim me aparatin analajzer biokimik-automatik”.

Në saje të kësaj urdhërese, ky spital është obliguar që në afat prej 5 ditësh të njoftojë OSHP-në për veprimet e ndërmarra në këtë drejtim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Urdhërohet autoriteti kontraktues - Spitali rajonal Prizren që ta zbatojë vendimin e Panelit Shqyrtues të 12 qershorit 2016, lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Furnizim me aparat analajzer biokimik-automatik”, shkruan në aktin e OSHP-së.

Aty shtohet se moszbatimi i vendimit të OSHP-së, do ta detyrojë Panelin që konform dispozitave të Ligjit të prokurimit publik të marrë masat e parapara me ligj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.