Valdete Idrizi mbështetet unanimisht nga strukturat e PDK-së në Mitrovicë

Valdete Idrizi mbështetet unanimisht nga strukturat e PDK-së në Mitrovicë

24 gusht 2017 20:02

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot pasdite kandidaten për kryetare të komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, nga radhët e PDK-së para strukturave udhëheqëse të degës në Mitrovicë.

Të gjithë përfaqësuesit e strukturave të PDK-së në Mitrovicë i dhanë mbështetje unanime kandidates për kryetare të komunës nga radhët e PDK-së, duke u shprehur të bindur se ajo do të jetë kryetare e re në zgjedhjet e 22 tetorit.

Kryetari Veseli tha se Idrizi është kandidatja më e përgatitur për të qeverisur me Mitrovicën, pasi që ajo gëzon një mbështetje shumë të madhe qytetare dhe se do të zbatojë vizionin e PDK-së për një zhvillim të hovshëm ekonomik.

Veseli tha se kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës gëzon mbështetje të plotë edhe nga gjithë bashkëpartiakët dhe do të zgjerojë mbështetjen nga të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, u zotua se do të angazhohet për të krijuar perspektivë për qytetarët, duke thënë se ajo së bashku me kolegët e degës së PDK-së janë duke përgatitur planin më të mirë qeverisës, i cili do të garantojë zhvillim të hovshëm ekonomik për Mitrovicën.

Në këtë takim të strukturave të PDK-së, ishte e pranishme edhe kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Qaushi, e cila po ashtu mori mbështetje të strukturave partiake, të cilat u zotuan që t’i ndihmojnë në rritjen dhe fuqizimin e rolit të qytetarëve shqiptarë në pjesën veriore të vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme