Arbëri

Subvencionohen 200 bletarë të Istogut, që u dëmtuan nga ngricat

Descriptive Text

Komuna e Istogut ka vendosur që këtë vit të ndihmojë 200 bletarë të kësaj komune me nga dy koshere trekatëshe me shoqëri bletësh me gjashtë korniza.

Në këtë komunë, aktualisht janë gjithsej 370 bletarë, që kanë rreth pesë mijë shoqëri bletësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sivjet i kemi ndarë 50 mijë euro për blerjen e 400 koshereve me shoqëri bletësh. Ato do t’ua ndajmë 200 bletarëve të komunës sonë”, thotë drejtori komunal i Bujqësisë në Istog, Beqir Metaj.

Me këto subvencione të Komunës, sipas Metajt është planifikuar të ndihmohen sidomos ata bletarë që patën humbje nga ngricat dhe era e madhe në muajin janar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.