Në Mitrovicë 12 fermerë marrin subvencione në pemëtari

Në Mitrovicë 12 fermerë marrin subvencione në pemëtari

23 gusht 2017 10:00

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në krye me drejtor Nasuf Aliun, realizoi projektin e radhës që është Subvencionimi i fermerëve me rrethojë dhe sistem të ujitjes në pemishte ekzistuese, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në këtë projekt kanë përfituar 12 fermerë, prej të cilëve 3 fermerë përfitojnë rrethojë për pemishte ekzistuese, 9 fermerë përfitojnë sistem të ujitjes për pemishte ekzistuese, ku vlera totale e projektit është 7,269.69 euro. Po ashtu në këtë projekt me sistem të ujitjes mbulohen 6 ha me mollë dhe 0.2 ha me mjedër, kurse me rrethojë 1.2 ha me mollë 0.6 ha me mjedër dhe 0.1 me dredhëz”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri i uroi të gjithë fermerët për përzgjedhjen e tyre dhe i përgëzoi për punën e madhe qe po e zhvillojnë në aktivitetet e tyre bujqësore.

“Jam shumë i lumtur që edhe sot jam në mesin e atyre që sigurojnë të hyrat e familjës nga puna që e bëjnë me mund dhe djers. Ne do të mundohemi që edhe në vazhdimësi të ju mbështesim me subvencione dhe këtë vetëm që të ju lehtësojmë punën dhe ju të keni përfitime të mëdha”, ka thënë Bahtiri.

Kurse Aliu i uroi të gjithë përfituesit të cilët realizojnë të hyra familjare nga përkushtimi dhe puna e vazhdueshme e tyre që bëjnë. Me këtë rast ai tha se do të vazhdohet mbështetja e vazhdueshme e tyre me mundësitë dhe kapacitetet që janë, ashtu që në të ardhmen mbështetja të jetë sa më e madhe.

“Për këtë vit interesimi i fermerëve për të punuar tokën është shumëfishuar në raport me vitin e kaluar dhe ky fakt na gëzon shumë, sepse bujqësia po faktorizohet dhe gradualisht po krijohen mundësi përfitimi dhe të hyrash për familjet”, përfundoi Aliu.

Ndërsa sa i përket vitit 2016, deri me tani nga këto projekte kane përfituar direkt mbi 18 raste, ndërsa vlera totale e projekteve që janë realizuar deri tani kanë përfshirë 16,888.29 € me një sipërfaqe prej 8.7 ha. Projektet e tilla janë në plan edhe në vazhdimësi dhe së shpejti projektet e reja do të rrisin akoma më tepër mundësinë për përfituesit e rinj.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme