Arbëri

Në Grykën e Rugovës hapet zona e ngjitjes “VIP-Balcony”

Descriptive Text

Në Grykën e Rugovës është hapur edhe zona e re e ngjitjes në shkëmbinj, e njohur si “VIP-Balcony”, e cila përbëhet nga 15 vija të reja të ngjitjes.

“Jemi të lumtur që sot po hapet edhe një zonë e re për zhvillimin e ngjitjes në shkëmbinj, e cila i ndihmon zhvillimit të turizmit të aventurës dhe pasurimit të ofertës turistike të Komunës së Pejës”, ka thënë në hapjen Durim Sheremeti nga Komuna e Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Elbert Krasniqi, menaxher i projektit nga Trentino con il Kossovo, ka thënë se me këtë projekt“do të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm, krijimi i vendeve të reja të punës për banorët lokalë të Pejës, si dhe promovimi i Grykës së Rugovës si një destinacion i turizmit të aventurës” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.