Arbëri

Veseli prezantoi Shaqir Totajn kandidat për kryetar të Prizrenit

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka prezantuar në selinë e Degës së PDK-së në Prizren, kandidatin për kryetar të PDK-së për këtë qytet.

Veseli qytetin e Prizrenit edhe njëherë e cilësoi të veçantë për PDK-në.

“Dëshiroj ta theksoj faktin se për PDK-në Prizreni ka qenë dhe është kryeqendra politike dhe historike jo vetëm e shqiptarëve anë e kënd botës. Në të njëjtën kohë Prizreni do të jetë epiqendra ku do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik” tha Veseli në fillim të fjalës së tij, bën të ditur transmetuesi publik.

Për PDK-në shtoi ai qyteti i Prizrenit ka qenë dhe është një përkushtim shumë i rëndësishëm.

Duke e falënderuar Ramadan Mujën për qeverisjen në tri mandate ndërsa strukturat për vullnetin që të gjendet një kandidat i fortë dhe premtues, lideri i PDK-së, kandidatin për kryetar e quajti, qytetar të ndershëm profesionist dhe njeri të jashtëzakonshëm

“Me vullnetin e qytetarëve të Prizrenit Shaqir Totaj do të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit. “Me modestinë që e karakterizon këtë qytet dhe me përkushtimin e përbashkët jam i bindur se do të arrijmë fitore me 22 tetor. Fitore që do të jetë fitore e qytetarëve të Prizrenit, fitore për ta shndërruar këtë perlë në vend me të cilin do të jemi krenar” u shpreh Veseli.

Sipas të parit të PDK-së Prizreni, me Shaqir Totën kryetar, do të jetë qendra kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës, ndërsa premtoi se shumë shpejt në Prizren do të bartet Ministria e Kulturës.

“Gradualisht do të fillojmë bartjen e institucioneve të Kosovës në Prizren. Ditët na ndajnë kur selia e Ministrisë së Kulturës do të jetë në Prizren” tha Veseli.

Shaqir Tota, në fjalën e tij falënderoi strukturën, lidershipin dhe në veçanti kryetarin e PDK-së që morën guximin dhe vizionin që kandidatë ta zgjedhin një person që ka qenë jashtë politikës.

”Besoj me një përkrahje të gjerë, Së bashku do të ia dalim. Jam optimist. Jam i vetëëdijshëm që do të jetë një sfidë por edhe një mundësi për hapje të pesrpektivave të reja” tha Totaj.

Ai duke e cituar Çerçilin tha se pushteti më shumë duhet të kuptohet si përgjegjësi e shumë më pak si privilegj.

“Pushteti është shumë më tepër përgjegjësi dhe llogaridhënie e shumë më pak privilegj. Në frymën e kësaj thënie ne do të qeverisim me një kornizë ligjore që domosdoshmërish do të respektohet. Vazhdojmë me fitore të reja. Na pret një pune e madhe”, u shpreh ai.