Arbëri

PDK: Çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak

Dega e PDK-së në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se çerdhet në Gjilan janë në rrezik nga qentë endacakë.

Një prind, thotë kumtesa, po e dërgonte fëmijën në çerdhe e duke e parë rrezikun nga këta qen, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka prit derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmijën në çerdhe.

Kumtesa e PDK-së së Gjilanit i bën thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ta kuptojë seriozisht rrezikun nga qentë endacakë dh e të marrë masa urgjente për largimin e tyre nga rrugën e qytetit.