Rivlerësohet tenderi për arkivin elektronik të gjendjes civile

Rivlerësohet tenderi për arkivin elektronik të gjendjes civile

19 gusht 2017 11:22

Organi shqyrtues i prokurimit publik ka njoftuar Komunën e Prizrenit se duhet ta kthejë në rivlerësim aktivitetin e prokurimit për krijimin e arkivit elektronik për gjendjen civile të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Ky urdhër është dhënë pasi që ekspertët shqyrtues kanë konstatuar se në këtë aktivitet ka pasur shkelje të dispozitave të Ligjit të prokurimit publik, me të cilin përfundim janë pajtuar edhe vetë zyrtarët e Komunës së Prizrenit.

Gjykata e tenderëve ka kërkuar nga organet komunale që të zbatojnë këtë urdhër, dhe brenda 10 ditësh të njoftojnë Panelin shqyrtues për veprimet e ndërmarra në këtë drejtim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme