Arbëri

Bllokohet themelimi i këshillave të lagjeve

Procesi i themelimit të këshillave të lagjeve të Gjilanit është bllokuar.

Qeverisja komunale në fillim të muajit maj kishte publikuar një njoftim ku përcaktohej data, ora dhe vendi i mbledhjeve për ata qytetarë, të cilët dëshironin të merrnin pjesë në themelimin e këshillave të lagjeve të tyre siç është ajo për lagjen “Dardania”, “Dardania II”, “Kodra e Dëshmorëve”, “Qendra”, “Dermahalla”, “Iliria”, “Arbëria”, “Banja” dhe rruga e “Ferizajt”.

Ky proces ishte paraparë që të fillonte më 16 maj dhe të përfundonte më 1 qershor. Madje komuna procesin e themelimit të këshillave të lagjeve e vlerësonte se do t’i shërbente forcimit të demokracisë dhe koordinimit me institucionet lokale, me qëllim të adresimit të çështjeve të interesit që ka të bëjë me lagjet, por edhe me fshatrat.

Mosthemelimin e këshillave të lagjeve, autoritetet komunale e ndërlidhin me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.