Arbëri

Banorët e Livoçit të Epërm kërkojnë rifunksionalizmin e ujësjellësit dhe të ambulancës

Gjilan, 18 gusht– Edhe banorët e fshatit Livoç i Epërm kanë paraqitur kërkesat e tyre për investime në lokalitetin ku jetojnë, në dëgjimin e radhës publik për buxhetin 2018, që ka organizuar mbrëmë Komiteti për Politikë e Financa të Komunës së Gjilanit.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se dëgjimet publike kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2018.

“Ne po ju japim mundësinë qytetarëve që t`i paraqesin nevojat e tyre dhe pastaj ato t`i përfshijmë në listën e projekteve kapitale për vitin 2018, për t`i realizuar si prioritete brenda mundësive buxhetore që ka Komuna”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimeve publike, për më tepër ajo ka thënë se të gjitha prioritetet për investime do të caktohen në bashkëpunim me qytetarët.

për buxhetin 2018 ka dhënë Zijadin Maliqi, përfaqësues i Drejtorisë për Financa, i cili i ka njoftuar qytetarët se investimet si pjesë e rëndësishme e buxhetit, sigurohen nga të hyrat vetjake si dhe grantet e qeverisë.

Banorët e Livoçit të Epërm kanë thënë se prioritete më të rëndësishme në këtë fshat janë funksionalizimi i ujësjellësit dhe i ambulancës, asfaltimi i disa rrugëve si dhe pastrimi i lumit.

Livoçi i Epërm, sipas regjistrimit të fundit ë popullsisë, ka mbi 2550 banorë.

Cikli i dëgjimeve publike vazhdon deri më 23 gusht.