Fshatrat akuzojnë Komunën për dështime në investime kapitale

Fshatrat akuzojnë Komunën për dështime në investime kapitale

18 gusht 2017 11:02

Qeverisja lokale e Kamenicës me afrimin e zgjedhjeve lokale ka dhënë premtime për realizimin e projekteve, siç janë asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Kopernicë, rregullimin e ujësjellësit për fshatrat Koretin - Kopernicë – Kolloleq – Shipashnicë e Epërme si dhe ndërtimin e urës në fshatin Topanicë.

Mirëpo, premtimeve për realizim projektesh nuk u beson Rexhep Morina, ish-kryetar i fshatit Topanicë, i cili deklaron se ndërtimi i urës në fshatin e tij është përdorur si premtim elektoral, qoftë nga ish-qeverisja e kaluar, e cila drejtohej nga LDK-ja, qoftë nga qeverisja e tashme, e cila drejtohet nga PDK-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, deklaron se me këto veprime, politika tenton t’i joshë banorët para zgjedhjeve me realizim projektesh, të cilat do të ishte dashur të përfundonin vite më parë. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme